MEDIKAMENTET ALERGENT GJATË SHTATZËNISË

MEDIKAMENTET ALERGENT GJATË SHTATZËNISË

Sistemi imunitar i trupit lufton në mënyrë ideale kundër organizmave të tjerë që shkaktojnë infeksion. Por ndonjëherë, sistemi  imunitar mbireagon ndaj elementëve që me të vërtetë nuk janë aq të dëmshëm ky është rasti i alergentëve (polenat, pluhuri, insektet).

Alergjitë shkaktojnë simptoma që përfshijnë:

-Kollitje

-Teshtima

-Kruarje

-Sekrecione të shtuara në hundë

Në gratë shtatzëna simptomat mund të përkeqësohen dhe të jenë më të rënduara.

Për marrjen e ilaçeve kundër alergjisë gjatë shtatzënisë duhet konsultimi me mjekun alergolog dhe gjinekolog pasi kanë efekte në zhvillimin e fetusit. Pavarësisht se përdorimi i disa ilaceve siç janë antihistaminikët mund të jetë i lejueshëm, shpeshherë duhet të shmanget marrja e tyre deri në tremujorin e parë ose të përdoret një trajtim alternativ më i sigurtë për fetusin në zhvillim.