Melatonina gjatë shtatzënisë

Melatonina gjatë shtatzënisë

Melatonina është hormon i cili prodhohet natyrshëm në organizëm, më së shumti gjatë natës duke dhënë sinjale për tu përgatitur për gjumë.

Gjatë periudhës së shtatzënisë Melatonina mund të prodhohet gjithashtu lokalisht brenda placentës.

Nivelet e melatoninës në një placentë janë më të larta gjatë tremujorit të parë.
Nivelet e melatoninës së një gruaje shtatzënë rriten pas javës së 24-të të shtatzënisë dhe përsëri në javën 32.