29 Dhj MEMORIA NË SHTATZËNI
Gjatë shtatzënisë gratë përjetojnë humbje të memories si psh: harrojnë oraret e takimeve, arsyet pse gjenden në dyqan, ku vendosën portofolin apo nëse e fikën sobën.
Studimet kanë treguar se shtatzënia bën lojra me trurin e gruas pasi nivelet energjitike të cilat furnizojnë trurin ulen.
Harresa në shtatzëni vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe çrregullimeve të gjumit duke ulur mundësinë për të qënë e fokusuar.
Disa muaj pas lindjes së fëmijës, memoria rikthehet në gjendje e mëparshme.