MËNGJESI

MËNGJESI

Tremujori i parë shoqërohet shpesh herë plot të përziera dhe gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të konsumoni mëngjesin, por nga ana tjetër kjo mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më mirë.
Po ju japim disa ide për të marrë energji dhe për të larguar të përzierat gjatë tremujorit ë parë:

1- Smoothies janë çelësi për një mëngjes të lumtur. Të lehta për tu përthithur nga organizmi, plot me fruta dhe të thjeshta për tu përgatitur.

2- Tërshera e ngrohtë mund të jetë tjetër zgjidhje e mirë dhe e lehtë, pasi mund ta përgatisni që në darkë duke e patur gati mëngjesin tjetër. Tërshera gjithashtu është e pasur në fibra, element shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë.

3- Buka e thekur me gjalpë. Mund të duket e thjeshtë, por buka e thekur me gjalpë dhe një filxhan çaj xhinxheri mund të jetë mëngjes fantastik dhe mund t’ju ndihmojë me të përzierat.