Mikroplastika

Mikroplastika

Mikroplastika gjendet kudo në jetën tonë të përditshme si në ujë, tokë apo ushqime.
Tashmë është fakt që ato gjenden edhe në uterus gjithashtu.

Në një studim të kryer në gratë shtatzëna u vu re se pjesëzat e mikroplastikës që kalonin placentën ishin të një madhësie 0.01 mm pra janë të vogla mjaftueshëm për tu futur në qarkullimin e gjakut. Këto pjesëza ishin kryesisht nga paketimet, kozmetika apo produktet e kujdesit personal.

Prandaj këshillohet që gratë shtatzëna të përdorin sa më shumë produkte me natyrë bimore dhe në paketime të biodegradueshme.