Mirëqenia e shtatzënës

Mirëqenia e shtatzënës

Formimi i trurit tek bebi ashtu si edhe ai i organeve të tjera udhëhiqet nga gjenet të cilat fëmija i ka trashëguar nga prindërit. Në proçesin e formimit të trurit, në vendndodhjen e qelizave të trurit apo lidhjet që këto qeliza krijojnë me njëra tjetrën, përveç gjeneve ndikon edhe mirëqenia e nënës gjatë shtatzënisë, ushqimi që në fillimet e saj, humori dhe zakone të nënës si pirja e duhanit apo e alkoolit.

Prandaj është e rëndësishme që nëna të informohet rreth ndikimit të madh që ka mirëqenia dhe sjellja e saj gjatë shtatzënisë tek bebi që do të vijë në jetë.