Mit apo e vërtetë?

Mit apo e vërtetë?

Mit apo e vërtetë ?
~Mos konsumoni ushqime deti gjatë shtatzënisë.~
(MIT)

Ka shumë konfuzione rreth ushqimeve të detit dhe shtatzënisë të cilat shkaktojnë që shumë nëna ti thonë JO peshkut.
E vertetë është që duhet të shmangni kryesisht:
1.Peshqit e gjallë: për shkak se mundet të jenë mbartës të mikroorganizmave patogjenë
2.Peshqit e mëdhenj: për shkak se kanë sasi të lartë të merkurit. Disa prej tyre janë peshku shpatë, toni, etj.
Është gjithsesi shumë e shëndetshme dhe e nevojshme të konsumoni ushqimet e detit të cilat përmbajnë DHA dhe omega-3, element kryesorë për zhvillimin e trurit dhe të syve të bebes tuaj.