MJEDISI QË NA RRETHON DHE INFERTILITETI

MJEDISI QË NA RRETHON DHE INFERTILITETI

Një studim 38 vjeçar së fundmi ka publikuar se prej vitit 1970 numri i spermatozoidëve që prodhon mesatarisht një mashkull i shëndetshëm në popullatë vazhdon të bjerë në mënyrë domethënëse. Shkaktarë për këtë janë faktorët mjedisorë dhe socialë.

Tek faktorët mjedisorë përfshihen përdorimi i laptopëve, plastika, pesticidet, konservantët dhe estrogjenet në produktet ushqimore.

Nga ana tjetër dihet se me rritjen e moshës së gruas cilësia e vezëve që ajo prodhon ulet. E njëjta gjë ndodh edhe me meshkujt. Disa studime tregojnë se pas moshës 40, cilësia e spermës preket më shumë ndaj mutacioneve gjenetike. Kjo edhe sepse mutacionet shpesh kanë efekt grumbullues pra sa më shumë shtyhet mosha riprodhuese aq më shumë ato mbivendosen dhe bëhen më të dëmshme.