Momentet e shkëputjes nga bebi

Momentet e shkëputjes nga bebi

Duke filluar nga mosha 7 ose 8 muajshe, fëmija juaj do të fillojë të jetë në gjendje të dallojë një të rritur nga një tjetër dhe gjithashtu do të fillojë të lidhet më shumë me nënën dhe babain.

Në këtë mënyrë, momentet e mërzitjes gjatë shkëputjes nga i vogli juaj janë në të vërtetë një shenjë e mirë e zhvillimit te tij. Tregon se një fëmijë po krijon lidhje të forta dhe të shëndetshme me prindërit.

Krijimi i një rutine qetësuese, do ta ndihmojë të voglin tuaj për të qenë i sigurt dhe i qetë me cilindo që përkujdeset për të.