MOSHA DHE FERTILITETI TEK GRUAJA

MOSHA DHE FERTILITETI TEK GRUAJA

Fertiliteti femëror zvogëlohet me moshën, veçanërisht pas moshës 35 vjeç, sepse edhe numri dhe cilësia e vezëve ulen.
Një studim zbuloi për çiftet që kryejnë marrdhënie të pambrojtura se:
– rreth 7 në 10 gra të moshës 30 do të mbeten shtatzënë brenda një viti
– rreth 6 në 10 gra të moshës 35 do të mbeten shtatzënë brenda një viti
– rreth 4 në 10 gra të moshës 40 do të mbeten shtatzënë brenda një viti.
Ka disa shkaqe që ndikojnë në fertilitet, por ndonjëherë një shkak i saktë nuk mund të gjendet dhe quhet ‘infertilitet i pashpjegueshëm’.
Ekzistojnë trajtime të tilla si FIV (fekondimi in vitro) dhe IIU (inseminimi intrauterin) që vjen në ndihmë në rastet e infertilitetit.