Mungesa e menstruacioneve

Mungesa e menstruacioneve

Për një grua është normale të ketë perioda të çrregullta vetëm kur ajo:
– Sapo ka filluar të menstruojë (në pubertet)
– Është në fillim të menopauzës.
– E ka fëmijën në gji.
– Është shtatzënë.
Nëse nuk janë shkaqet natyrore të mësipërme shkaktarët e mosardhjes së menstrucioneve,
atëhere kjo mungesë mund të tregojë probleme shëndetsore.

Arsyet pse mund të humbisni menstruacionet për një muaj janë:
– Stresi
– Pesha e ulët trupore
– Obeziteti
– Sindroma e Ovareve Policistike
– Përdorimi i kontraceptivëve
– Sëmundje kronike ose probleme me tiroiden
– Perimenopauza
– Sëmundje gjenetike si Sindroma Turner etj.
– Mjekime si me antidepresiv, antipsikotikë, kimioterapi apo mjekime që kurojnë hipertensionin

Mungesa e menstruacioneve për tre muaj njihet në gjinekologji si amenorrhea dhe mundet te jetë e kurueshme.