19 Nën Myku vaginal në shtatzëni
Kandida shkaktohet nga Candida albicans dhe është një infeksion i shpeshtë në shtatzëni i cili nuk jep nderlikime nëse kurohet në kohë me medikamentet e duhura. Simptomat më të shpeshta janë kruajtjet dhe sekrecionet e shtuara vaginale.
Infeksioni mykotik gjatë shtatzënisë mundet të shkaktohet nga:
– Ndryshimet hormonale.
– Konsumimi i tepërt i sheqerit.
– Përdorimi i antibiotikëve apo steroidëve.
– Përdorimi i shpeshtë i larësve vaginalë ose higjena e ulët.
Mjekimi ka të bëjë më përdorimin e ovulave ose kremrave me antimykotikë. Jo të gjithë kremrat vaginal mund të përdoren gjatë shtatzënisë, kështu që është e nevojshme të kontaktoni mjekun specialist për të marrë mjekimin e duhur.