NAUSEA DHE TË VJELLAT

NAUSEA DHE TË VJELLAT

Nausea (të përzjerat) është simptoma më e zakonshme gastro-intestinale gjatë shtatzënisë, që ndodh në 80-85% të të gjitha shtatzënive gjatë tremujorit të parë, me një simptomë bashkëshoqëruese si të vjellat.
Rastet e lehta të nauseas dhe të vjellave mund të zgjidhen me ndryshime në stilin e jetesës dhe të ushqyerjes.
Marrja e medikamenteve duhet të kryhet vetëm në dijeni të mjekut me të cilin ndiqeni.
Nuk duhet të shqetësoheni pasi shumica e simptomave zgjidhen në mënyrë spontane brenda javës së 16-20-të të shtatzënisë si dhe nuk janë të lidhura me rezultat jo të mirë të saj.

Nëse jeni të interesuar për ndjekjen e shtatzënisë mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar orarin tuaj.