18 Shk Nausea e Mëngjesit
Nausea e mëngjesit është një nga shqetësimet kryesore të tremujorit të parë të shtatzënisë.
Megjithëse njihet si sëmundja e mëngjesit, të përzjerat dhe të vjellat, mund të zgjasin gjatë gjithë ditës.
Ato nisin nga java e 5 ose e 6-të e shtatzënisë, përkeqësohen rreth javës së 9-të dhe përmirësohen në javën e 16-të. Hormoni hCG, gonadotropina korionike, është shkaktari kryesor i këtij shqetësimi.
Këshillohet të konsumohen shumë vakte nga pak, si për ushqimet edhe për lëngjet, për të shmangur mbingarkesën e stomakut. Buka e thekur, biskotat, limoni, xhinxheri dhe çaji kamomil ndihmojnë për të larguar ndjesinë e përzjerjes.