NDJEKJA E CIFTIT

NDJEKJA E CIFTIT

Klinika Gliozheni është e specializuar në ndjekjen e çiftit në kuadër të riprodhimit mjekësor të asistuar. Ne sygjerojmë rrugëtimin më të përshtatshëm për secilin çift që vjen pranë klinikës tonë dhe ndjekim ecurinë e tij hap pas hapi.
Terapitë që i vijnë në ndihmë çifteve me probleme infertiliteti janë:
– Inseminimi intrauterin (IIU)
– Fekondimi i Asistuar me teknikën ICSI

Takimi i parë është thelbësor për planifikimin e intinerarit të ndjekjes dhe vendosjen e lidhjes midis çiftit dhe mjekëve, prandaj është e domosdoshme që të jenë të pranishëm të dy partnerët.
Gjatë takimit të dytë, mjeku vlerëson analizat e kërkuara prej tij në vizitën e parë dhe përcaktohet programi terapeutik në kuadër të terapisë së riprodhimit mjekësor të asistuar të përshtatshme për çiftin.

Në qoftë se dëshironi që të ndiqeni pranë klinikës tonë ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.