Ndjekja e çiftit pranë klinikës sonë

Ndjekja e çiftit pranë klinikës sonë

Në takimin e parë është vendosur lidhja midis çiftit dhe mjekëve si dhe janë bërë sqarimet fillestare të nevojshme.

Disa nga momentet kryesore të takimit pasardhës  janë:

– Vlerësimi  i analizave që mjeku ka kërkuar në vizitën e parë.

– Vendosja e diagnozës ose kërkimi i ekzaminime të mëtejshme.

– Në qoftë se ekzaminimet janë të mjaftueshme përcaktimi i terapisë të riprodhimit mjekësor të asistuar, të personalizuar, e cila do të ndiqet duke e diskutuar me çiftin.

Për ne është e rëndësishme të mos anashkalojmë asnjë hap në ndjekjen e pacientëve tanë në mënyrë që diagnoza, trajtimi i problematikës si dhe sqarimi i pacentëve për çdo proçedure të bëhet sa më mirë dhe në mënyrë sa më të plotë.