Niveli parë: Inseminimi intrauterine.
> Përcaktimi dhe dhënia e instruksioneve për terapinë e stimulimit.
> Monitorimi ekografik dhe induktimi i ovulacionit.
> Inseminimi intrauterin.
Inseminimi intrauterin është një teknikë përmës të cilës kërkohet të rritet mundësia e takimit të gametëve (ovocitit dhe spermatozoidëve) brenda rrugëve femërore seksuale. Pra është një metodë e fekondimit in vivo.
Induktohet një rritje e butë e shumfishtë folikulare (maksimumi 3 deri 4 folikula) nëpërmjet injektimeve nën lëkurë të gonadotropinave (hormone folikular stimulant).
Pas disa ditëve terapi, gruaja fillon monitorimin ekografik të ovulacionit për të vlerësuar në këtë mënyrë dimensionet e folikulave ose kontrollohet dozimi plazmatik i estradiolit dhe i progresteronit.
Pas arritjes së një niveli korrekt të folikulës (rreth18 mm), induktohet ovulacioni duke injektuar HCG dhe 36 orë më vonë proçedohet me inseminimin, pra me transferimin e spermatozoidëve në uterus të cilët paraprakish janë trajtuar në laborator dhe janë bërë më të përshtatshëm për arritjen e ovocitit. Inseminimi si proçes realizohet në mjediset e klinikës nëpërmjet përdorimit të një kateteri të butë i futur përmes vaginës dhe qafës së uterusit.
Pas inseminimit, gruaja qëndron e shtrirë në shtratin gjinekologjik për disa minuta dhe më pas mund të rifillojë normalisht aktivitetin e saj ditor. Në përgjithësi nga dita e inseminimit fillohet një terapi mbështetëse e fazës luteale me progesteron për 14 ditë. Përdorimi i progesteronit ka për qëllim mbështetjen e endometrit (mukozës që vesh kavitetin uterin) dhe ta bëjë atë më të përshtatshëm për implantimin e embrionit.
Pas 14 ditësh gruas i kërkohet të realizojë analizën e matjes së nivelit të hormonit beta hCG për të përcaktuar nëse ka ngelur shtatzënë. Në rast se ky test rezulton negativ, proçedura mund të përsëritet më shumë herë, pa pauza, nga një cikël stimulimi në tjetrin. Megjithatë kryhet një ekografi kontrolli që verifikon mungesën e pengesave për të vazhduar proçedurën.