Ndjekja gjate menopauzes

Ndjekja gjate menopauzes

Menopauza fillon rreth moshës 45 dhe 55 vjeçare.
Ndërsa gruaja gjendet në periudhën e menopauzës, nivelet e hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni bien duke shfaqur simptomat si cikle menstruale të çrregullta apo ndryshimet në fluksin menstrual.
Përpara, gjatë dhe pas menopauzës gratë duhet ti nënshtrohen ekzaminimit pelvik me anë të cilit vlerësohet gjendja e mitrës, vaginës, qafës së mitrës, tubave fallopian, vezoreve, fshikëzës së urinës dhe anomalitë e sistemit riprodhues.
Për shkak të rrezikut për kancer i cili rritet me kalimin e moshës, kryerja e ekzaminimeve mund të ndihmojë në evidentimin e hershëm të kancerit në gratë në menopauzë dhe në periudhën e postmenopauzës.
Klinika Gliozheni është e specializuar në menaxhimin e simptomave të menopauzës dhe gjendjeve mjekësore të lidhura me të, për të kryer vizitë me mjekun ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333