03 Sht Ndjekja gjatë menopauzës
Periudha në të cilën ndodh menopauza ndryshon ndër individë të ndryshëm, pavarësisht se ajo ndodh gjatë moshës 45 dhe 55 vjeçare. Ndërsa gruaja gjendet në periudhën e menopauzës, nivelet e hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni bien duke shfaqur simptomat si cikle menstruale të çrregullta apo ndryshimet në fluksin menstrual.
Përpara, gjatë dhe pas menopauzës gratë duhet ti nënshtrohen ekzaminimit pelvik me anë të cilit vlerësohet gjendja e mitrës, vaginës, qafës së mitrës, tubave fallopian, vezoret, fshikëza e urinës dhe anomalitë e sistemit riprodhues.
Për shkakt të rrezikut për kancer i cili rritet me kalimin e moshës, kryerja e ekzaminimeve mund të ndihmojë në evidentimin e hershëm të kancerit në gratë në menopauzë dhe në periudhën e postmenopauzës.
Klinika Gliozheni është e specializuar në menaxhimin e simptomave të menopauzës dhe gjendjeve mjekësore të lidhura me të, për të kryer vizitë me mjekun ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333