
29 Maj NDJESIA E NUHATJES NË SHTATZËNI
Shumë gra shtatzëna vërejnë ndryshime në sensin e nuhatjes gjatë tremujorit të parë. Nuhatja e shtuar mund të nxisë të përzierat në mëngjes.
Rritja e ndjeshmërisë ndaj aromave mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale dhe në veçanti prej rritjes së përqëndrimit të estrogjenit.
Disa mënyra për të lehtësuar ndjesinë e të përzierave mund të jenë:
-Gatimi i ushqime që nuk kanë aroma të forta si lulelakra apo brokoli
-Ajrosja e dhomës vazhdimisht
-Përdorimi i deordorantëve me aroma jo të forta apo të papëlqyeshme për gruan shtatzënë
-Mbajtja në dhomë e disa fetave të limonit apo kanellës.
Për shumë gra ndjeshmëria e shtuar ndaj aromave fillon të largohet pas shtatzënisë, kurse për disa të tjera aroma të caktuara vazhdojnë të mos jenë të pëlqyeshme.