Ndjesia e të prekurit tek bebet

Ndjesia e të prekurit tek bebet

Prekja është një nga shqisat kryesore të foshnjës, veçanërisht në javët e para. Ajo luan një rol jetësor për të ndihmuar lidhjen me fëmijën. Ndihmon gjithashtu që foshnja të komunikojë nevojat dhe dëshirat, të bashkëveprojë me njerëzit e tjerë dhe të mësojë të eksplorojë mjedisin përreth.

Të porsalindurit  kanë  lëkurë shumë të ndjeshme. Veçanërisht të ndjeshme kanë gojën, faqet, fytyrën, duart, barkun dhe thembrat e këmbëve.

Për një foshnjë, kontakti lëkurë me lëkurë është një pjesë thelbësore e lidhjes dhe komunikimit me prindërit.