09 Maj ndryshimet e mukusit cervikal
Cerviksi është pjesa më e poshtme e uterusit dhe luan rol si barrierë për bakteret dhe patogjenët.
Hormone të ndryshme ndikojnë në konsistencën dhe ngjyrën e mukusit cervikal psh.
Në ditët e ovulacionit mukusi është më i trashë dhe ka ngjyrë të bardhë duke ndihmuar në procesin e fertilizimit të vezës për të vazhduar më pas me një shtatzëni.
Por janë disa faktorë që ndikojnë në formimin e mukusit dhe infertilitetin tek gruaja. Ato mund të jenë:
• Ulja e nivelit të estrogjenit mund të krijojë mukus më pak elastik e cila konvertohet në më pak interaktivitet të materialit seminal me mukusin
• Sëmundjet seksualisht të transmetueshme apo bakteret mund të shkaktojnë inflamacion të cerviksit
• Rritja në moshë shoqërohet me tharje të mukusit duke vështirësuar shanset e një shtazënie
• Medikamentë të ndryshmë siç janë antidepresantët dhe antihistaminikët.