Ndryshimet e zërit gjatë ciklit menstrual

Ndryshimet e zërit gjatë ciklit menstrual

Hormonet seksuale ndikojnë në tingullin e zërit tuaj duke ndryshuar elasticitetin e kordave vokale.

Kështu në periudhën e ciklit menstrual është vënë re se zëri bëhet më i thellë dhe i ngjirur, ndërsa një javë pas periodave intonacioni rritet duke e bërë më të lartë tingullin. Sa më pranë periudhës së ovulimit të jeni, aq më tërheqëse do të dëgjoheni. Në fillim të fazës luteale, e cila fillon pas ovulimit, niveli i estrogjenit ulet dhe rritet niveli i progesteronit i cili e bën zërin tuaj më monoton dhe më pak kumbues.