
13 Tet Ndryshimet hormonale në shtatzëni
Gratë shtatzëna përjetojnë ndryshime të niveleve të hormoneve estrogjen dhe progesteron gjatë shtatzënisë. Këto ndryshime nuk kanë ndikim vetëm në humorin e gruas por edhe në zhvillimin e fetusit.
Një grua mund të prodhojë më shumë estrogjen gjatë shtatzënisë sesa gjatë gjithë jetës së saj.
Rritja e nivelit të estrogjenit gjatë shtatzënisë:
-Rrit vaskularizimin në uterus dhe placentë
-Nxit transferimin e lëndëve ushqyese tek fetusi
-Mbështet zhvillimin e fëmijës
Nivelet e rritura të progesteronit shkaktojnë rritjen e përmasave të uterusit; nga përmasat e një dardhe (në gjendjen joshtatzënë) në një uterus që mund të rrisë një bebe.