Në inkubator

Në inkubator

Një i porsalindur, sidomos kur lind para kohe, është më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe nuk ka mekanizma efikase për rregullimin e temperaturës trupore. Inkubatori nuk është gjë tjetër veçse një shtrat i “izoluar”, që i siguron fëmijës kushtet ideale për zhvillimin e tij: temperaturë konstante, oksigjen dhe mbrojtje ndaj agjentëve infektues.