Nepsi në shtatzëni

Nepsi në shtatzëni

Nepsi, më tepër sesa një nevojë për një ushqim të caktuar, është një dëshirë e fortë që nxit ndjesinë e urisë dhe që është shumë e fortë për ti rezistuar.

Çokollata, akullorja, patatinat, turshitë apo ushqimet pikante janë disa nga shëmbujt më tipikë që gjatë  fundit të tremujorit të parë kërkohen nga shtatzëna.

Shkencërisht kjo dëshirë nuk shpjegohet plotësisht. Mund të jetë ndryshimi i preferencave dhe i ndjesisë së shijimit të ushqimit, luhatja e hormoneve apo nevoja për përkujdesje që ka nëna e ardhshme.

Çka mbetet e rëndësishme është që ajo duhet të ndjehet sa më mirë në këtë periudhë të veçantë të jetës së saj sigurisht pa e tepruar duke qënë së të ushqyerit është një nga pikat kyçe të një shtatzënie të shëndetshme. Kujdesi për ushqimet që konsumon dhe ndikimin e tyre në organizëm duhet të mbetet me nënën gjithmonë, edhe pas lindjes.