07 Pri Ngjyra e syve
Ngjyra e syve përcaktohet nga 16 gjene të ndryshëm dhe varet nga sasia e pigmentit melaninë në irisin e syrit.
I porsalinduri nuk lind me të gjithë sasinë e melaninës që duhet të ketë sipas gjeneve që zotëron, sasia plotësohet me kalimin e kohës. Në disa raste kjo çon në ndryshimin e ngjyrës së syve tek bebet gjatë vitit të parë të jetës.
Pra, të gjithë fëmijët lindin me sy bojëqielli është thjesht një mit. Në fakt, ngjyra kafe e irisit dominon tek të porasalindurit me rreth 63% të rasteve, ajo blu zë 20% dhe 6% zë ngjyra jeshile.