01 Pri NGRIRJA E EMBRIONEVE
Kur një çift i nënshtrohet procedurave të fertilizimit in vitro, finalizimi i gjithë procesit është transferimi i një ose dy embrioneve në uterusin e gruas.
Në rast se krijohen shumë embrione të një cilësie të lartë, ata që nuk transferohen mund të ruhen në ngrirje në azot të lëngshëm. Këta embrione mundet kështu të përdoren në të ardhmen kur dëshirohet një shtatzëni tjetër, apo për një tentativë të dytë IVF në rastet kur nuk arrihet shtatzënia në trajtimin e parë.
Ngrirja e embrioneve mund të përdoret në gratë e diagnostikuara me kancer që dëshirojnë të kenë fëmijë pas kimioterapisë apo për gratë të cilat i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale që ndikojnë në fertilitet.
Embrionet mund të ngrihen në faza të ndryshme të zhvillimt të tyre, në ditë të 3-të ose të 5-të.
Kjo është një teknikë e sigurtë që aplikohet prej kohësh dhe në klinikën tonë dhe rezultatet e suksesit janë të barazvlefshme me ato të embrioneve të freskëta.