NGRIRJA E EMBRIONEVE

NGRIRJA E EMBRIONEVE

Gjatë trajtimeve të infertilitetit, përdoren hormone për të stimuluar zhvillimin e sa më shumë vezëve.
Të gjitha këto vezë do ti nënshtrohen procedurës së ICSI-t në laboratorin e fekondimit in vitro. Pas fertilizimit të vezëve dhe zhvillimit të embrioneve, zgjidhen ato me të mirat dhe transferohen në uterusin e gruas.
Embrionet e tjera të cilat kanë cilësi të lartë mund të ruhen në ngrirje të me qëllim që të krijohet mundësia e një transferimi të dytë kur dëshirohet një tjetër shtatzëni.
Kjo është një teknikë e sigurtë dhe rezultatet e suksesit janë të barazvlefshme me ato të embrioneve të freskëta.