NGRIRJA E VEZËVE

NGRIRJA E VEZËVE

Ngrirja e vezëve mund të jetë një opsion nëse gruaja nuk është gati për të patur një fëmijë por dëshiron një shtatzëni në një moment të mëvonshëm.
Ndryshe nga ngrirja e embrioneve, për ruajtjen e vezëve nuk kërkohet material seminal dhe nuk nevojiten të jenë të fertilizuara.

Për të ruajtur në azot të lëngshëm vezët, duhet që gruaja ti nënshtrohet një protokolli të udhëzuar nga mjeku gjinekolog për të marrë një numër sa më të lartë të vezëve dhe për të patur sa më shumë embrione në të ardhmen. Nga vezët e marra përzgjidhen ato me cilësi të mirë dhe më pas i nënshtrohen protokollit të ngrirjes. Ovocitet e ngrira do të ruhen deri në momentin që gruaja dëshiron të ketë një shtatzëni.

Nëse jeni të interesuar ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.