Ngrirja e Vezëve

Ngrirja e Vezëve

Për arsye profesionale, shoqërore ose shëndetësore, një grua mund të mos jetë e gatshme të mbetet shtatzënë dhe ajo mund të dëshirojë të shtyjë lindjen e një fëmije derisa të jetë koha e duhur për të.

Për këto arsye gratë mund ti nënshtrohen stimulimit hormonal dhe ti ruajnë vezët në ngrirje për përdorim të mundshëm në të ardhmen.

Sa më herët një grua vendos të ruajë vezët e saj, aq më shumë rriten shanset për të patur një shtatzëni të shëndetshme.

Efektet e moshës mundet të ndikojnë në cilësinë e ulët të vezëve dhe dëmtime të shtuara të materialit gjenetik.

Nëse jeni të interesuara, ju mund të kontaktoni për më shumë informacion në numrat tel.
+355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.