Ngrirja e vezëve

Ngrirja e vezëve

Ngrirja e vezëve është një metodë e cila përdoret për të ruajtur aftësinë e gruas për të ngelur shtatzënë në të ardhmen.
Dihet se me rritjen e moshës së gruas zvogëlohet numri i vezëve dhe cilësia e tyre.
Disa nga rrethanat kur mund të zgjidhet kjo proçedurë janë:
– Keni një gjëndje shëndetsore që mund të prekë fertilitetin tuaj (për shëmbull: anemia mesdhetare apo sëmundja autoimune Lupus). – Ju duhet të përdorni mjekime apo trajtime si kemioterapia të cilat i dëmtojnë qelizat riprodhuese në ndarje. – Keni si prioritet karrierën apo nuk keni njohur akoma partnerin e duhur, etj dhe nuk parashikoni akoma të bëheni me fëmijë. Çka njihet edhe si Social Freezing dhe është një praktikë shumë e përhapur sot në shoqëritë moderne.
Vezët mund të qëndrojnë të ngrira për një kohë shumë të gjatë pa pësuar dëmtime nga ana teknike derisa gruaja të vendosi për ti përdorur, duke i bashkuar me spermatozoidin në kushte in vitro.