Nxitja e lindjes

Nxitja e lindjes

Gratë shtatzëna në prag të lindjes shpësh herë kërkojnë mënyra për të nxitur lindjen.

Një mit është që ushqime të caktuara si hudhra, ananasi apo specat djegës shkaktojnë kontraktime të mitrës duke stimuluar fillimisht sistemin tretës. Por realisht nuk është e provuar shkencërisht një rezultat i tillë. Madje mirë do ishte të mos teprohej me ushqime pikante sepse mund të shkaktojnë urth.

Nga ana tjetër në rastet kur gruaja ka nevojë për stimulimin e lindjes përdoren substanca si prostagladinat apo medikamente si oksitocina të administruara nga mjeku, që stimulojnë në mënyrë sa më natyrale shfaqjen e tkurrjeve uterine dhe realizojnë zgjerimin e qafës së mitrës.