
17 Tet O ma më mbaj hopa !
Kur jeni shtatzënë dhe keni një fëmijë të vogël mund të bëhet disi sfiduese me avancimin e shtatzënisë që ta mbani në krahësi më përpara.
Me rritjen e barkut edhe qëndra juaj e gravitetit zhvendoset, kjo rrit shumë presionin në shpinë, nga ana tjetër ulja dhe ngritja me peshën e fëmijës në krahë mund t’ju shkaktojë disa minuta marrje mendsh.
Mos u ndjeni keq për këtë është mëse normale dhe nuk tregon aspak se ju jeni të dobta, plus pastaj që disa fëmijë megjithëse të vegjël mund të peshojnë shumë.
Dëgjoni trupin tuaj dhe në qoftë se ky proçes është vazhdimisht i dhimbshëm dhe ju shkakton marrje mendsh përpiquni ti shpjegoni fëmijës më të madh se mami dhe për pak kohë nuk e mban dot në krahë.