Obstetrikë

Gjatë shtatzënisë tuaj ndodhin ndryshime fizike dhe psikologjike, që lidhen me gjendjen e re të organizmit, me stresin, përgjegjësinë dhe ankthin për beben që do të lindë. Ekipi i klinikës tonë do t’ju sqarojë me kompetencë për çdo pyetje apo paqartësi që keni dhe do t’ju ofrojë një mbështetje profesionale për çdo nevojë tuajën, në mënyrë që shtatzënia (qoftë kjo normale apo patologjike) të kalojë sa më mirë të  jetë e mundur.

Në këtë kuadër Klinika ofron:

>   Ndjekje të shtatzënisë.
>   Ekografi obstetrikale, morfologjike, Doppler dhe 3/4 D
>   Vlerësimin e rriskut për anomali fetale me anë të Bi-Testit, Triple-Testit dhe NIPT
>   Amniocentezë, Coriovilocentezë.
>   Reduktimin embrional në shtatzënitë multiple.