Ovodonacioni

Ovodonacioni

Dhurimi i vezëve është një program gjatë së cilit një grua i dhuron vezët e saj një gruaje tjetër, e cila përballet me një diagnozë të infertilitetit dhe ëndërron të ketë fëmijën e saj.

Fertilizimi In Vitro duke përdorur vezët e donatorëve është një nga metodat më të suksesshme të trajtimit të infertilitetit, pasi përdor materialin gjenetik të dhuruesve të shëndetshëm.

Gjatë ciklit të fekondimit in vitro me vezë të dhuruara, embrioni që krijohet nga fekondimi i vezës me spermën e partnerit transferohet në mitrën e gruas dhe nëse trajtimi rezulton i sukseshëm, pasohet nga një shtatzëni.

Nëse jeni të interesuar të dhuroni vezë ose keni nevojë për një dhuruese, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një takim me mjekun gjinekolog.