13 Tet Ovulacioni
Ovulacioni ndodh një herë në çdo cikël menstrual, kur ndryshimet hormonale nxisin vezoren për të lëshuar një vezë. Kjo është koha e përshtatshmë për të ngelur shtatzënë, pra një spermatozoid mund të fertilizojë vezën. Ovulimi ndodh 12-16 ditë përpara periodave të rradhës.
Në këtë periudhë të ciklit menstrual ka një rritje të sasisë së estrogjenit e cila ndihmon në trashjen e mureve të mitrës dhe në bërjen e një mjedisi më “miqësor” për spermatozoidët, gjithashtu rriten vlerat e hormonit luteinizues (LH) që mundëson çlirimin e vezës nga vezorja.
Ovulimi ndodh 24-36 orë pas pikut të LH duke mundësuar një parashikim më të mirë të periudhës së ovulimit dhe rritjes së shanseve për shtatzëni.