PAP TEST

PAP TEST

Pap testi është një procedurë pa dhimbje dhe e shpejtë, me anë të cilës testohet prania e qelizave kancerogjene në qafën e mitrës.

Ajo përfshin ekzaminimin e qelizave të marra nga cerviksi me anë të mikroskopit.

Infeksionet dhe qelizat jo normale mund të jenë të pranishme pa shkaktuar simptoma të dukshme tek gruaja prandaj rekomandohet që pap testi të kryhet rregullisht:
– Nga mosha 21 deri në 29 vjeç duhet të bëhet çdo tre vjet
– Nga mosha 30 deri në 65 vjeç duhet të bëhet Pap test dhe një test HPV çdo pesë vjet.

Materiali nga qafa e mitrës merret nga mjeku gjinekolog, është një procedurë që zgjat pak minuta dhe pa dhimbje.

Për të kryer pap testin pranë nesh, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.