PAP TESTI

PAP TESTI

Pap testi është një ekzaminim që shërben për të testuar praninë e kancerit të qafës së mitrës tek gratë.

Konstatimi i hershëm i qelizave kancerogjene rrit mundësinë e kurimit. Gjithashtu Pap testi detekton ndryshimet në qelizat kancerogjene të cilat tregojnë për zhvillimin e kancerit cervikal. Në bazë të rezultateve të marra, mjeku rekomandon edhe se sa shpesh duhet berë testimi.

Këshillohet të kryhet më shpesh në rastet kur gruaja:
• Ka kryer ekzaminime të mëparshme ku janë vërejtur qeliza prekanceroze
•Është e infektuar me HIV
•Ka sistem imunitar të dobësuar
•Është përdoruese e duhanit
•Përdor kortikosteroidë
•I është nënshtruar kemioterapisë

Mund të ndalohet së kryeri Pap test pasi arrihet mosha 65 vjeçare dhe rezultatet e mëparshme kanë qënë negative.

Për të kryer pap testin pranë nesh, ju mund të kontaktoni në numrat tel.+355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.