01 Dhj PCOS
PCOS është sindroma e ovarit policistik e cila ndikon në funksionin e ovareve.
Karakteristikat kryesore janë:
– Menstruacione të çrregullta
– Nivele të larta të androgjeneve
– Ovare policistike
Ovaret policistike përmbajnë një numër të madh të folikujve, ku secili përmban ovocite. Në kushtet e PCOS, folikujt nuk arrijnë të zhvillojnë njërin ovocit më tepër se të tjerët duke mos bërë të mundur ovulimin dhe vështirësuar mbetjen shtatzënë.
Shumë gra të cilat janë PCOS kanë probleme me diabetin dhe vlera të rritura të testosteronit.
Nuk ka një kurë për PCOS por simptomat mund të trajtohen prandaj ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një takim.