Përdorimi I vajrave esencialë në shtatzëni

Përdorimi I vajrave esencialë në shtatzëni

Vajrat esenciale  janë produkte kimike shumë të përqendruara dhe përdorimi i tyre në shtatzëni duhet të jetë i kufizuar si pasojë e mundësisë që kanë përbërësit për të rënë në kontakt me placentën. Përdorimi i tyre këshillohet të fillojë pas trimestrit të parë.

Shpesh herë gratë shtatzëna përdorin vajrat esencialë të mentes për të parandaluar të përzierat, por përdorimi i tyre nxit kontraktimet e uterusit duke ndikuar tek fetusi.

Pas javës së 13-të vaji i lavandrës, kamomilit dhe trëndafilit mund të përdoret po në doza të vogla pasi ndihmon në qetësimin e enjtjeve, të përzierave dhe shenjave të shtatzënisë.

Vajrat esencialë gjithashtu mund të ndihmojnë në çlirimin e stresit dhe në ruajtjen e një balance hormonale duke ndihmuar shëndetin riprodhues.