PËRGATITJA E “FOLESË”

PËRGATITJA E “FOLESË”

Gjatë shtatzënisë disa nëna ndjejnë një dëshirë të fortë për të pastruar apo lyer të gjithë shtëpinë, për të sistemuar dollapet apo për riorganizuar dhomën dhe sirtaret  e bebit.

Përgatitja e “folesë” së ardhshme të bebit është një instikt i shtatzënëns që shfaqet veçanërisht rreth javës së 38-të dhe 39-të. Sa më afër lindjes aq më i lartë është niveli i adrenalinës, emocioni dhe padurimi për të pasur çdo gjë gati kur foshnja të vijë në jetë.

Megjithëse shtatzëna e bën gjithçka me kënaqësi, duhet bërë kujdes. Për shëmbull, mos të ngrejë pesha të rënda, të lejë dikë tjetër të ngjisë shkallët për të sistemuar apo pastruar dhe të mos ekspozohet shumë ndaj kimikateve të detergjentëve pastrues.