20 Jan Periudha embrionale
Periudha embrionale përfshin javën e 4 deri në javën e 11-të të shtatzënisë. Gjatë kësaj faze embrioni zgjatet duke marrë një formë të ngjashme me njeriun. Zemra dhe enët kryesore të gjakut janë formuar dhe zemra fillon të rrahë në javën e 6-të. Truri dhe tubi nervor gjithashtu fillojnë të formohen.
Megjithatë, truri dhe palca kurrizore vazhdojnë të zhvillohen gjatë gjithë shtatëzanisë. Embrioni është rreth 5cm i gjatë në fund të javës së 11-të.
Shumica e defekteve të lindura ndodhin gjatë fazës embrionale, e cila është periudha me ndjeshmërinë më të madhe ndaj efekteve negative të ilaçeve, rrezatimit dhe infeksioneve virale.