23 Jan Periudha fetale
Periudha fetale përfshin periudhën nga java e 12-të deri në atë të 40-të të shtatzënisë.
Fetusi duke qënë më i rritur mbrohet më mirë ndaj ekspozimeve mjedisore, potencialisht të dëmshme, ndryshe nga embrioni.
Në fillimin të kësaj faze, ai zakonisht është rreth 30 milimetra në gjatësi dhe peshon rreth 8 gram. Koka përbën gati gjysmën e madhësisë së fetusit.
Zemra me katër dhoma po përfundon zhvillimin. Lëvizjet që imitojnë frymëmarrjen janë të nevojshme për stimulimin e zhvillimit të mushkërive. Fetusi konsiderohet i zhvilluar mjaftueshëm për jetën jashtë mitrës pas javës së 37-të.