
06 Sht Përse bëhet ekografia në fillim të shtatzënisë ?
Ekografia është mjeti diagnostikues më i mirë për të llogaritur moshën e shtatzënisë sidomos kur nuk mbahen mend mirë menstruacionet e fundit, kur ciklet menstruale janë të çrregullta ose kur shtatzënia ka ndodhur pavarsisht nga kontraceptivi oral i përdorur.
Gjithashtu nëpërmjet ekos shihet dhe numri i embrioneve, pra nëse shtatzënia është unike apo binjake.
Ekoja është e nevojshme, për të hequr dyshimet edhe në rastet kur dyshohet për një shtatzëni jashtë mitre.