01 Gus Përse është vitmina D e rëndësishme në ngjizje, shtatzëni dhe në të ushqyerin me gji?
Trupi jonë ka nevojë për vitaminën D për të plotësuar një sërë funksjonesh që përfshijnë: shëndetin e kockave, sistemin imun dhe parandalimin e kancerit.
- Shumë studime e lidhin uljen e aftësisë riprodhuese me sasi të ulur të vitaminës D në organizëm, tek të dyja sekset.
- Gjatë shtatzënisë ka kërkesa të shtuara në organizmin e gruas, kjo vlen edhe për vitaminën D. Kërkesat për vitaminën mund të rriten deri në 8-10 herë dhe ruajtja e niveleve të mjaftueshme të vitaminës është e rëndësishme për të parandaluar keqformime të kockave të bebit.
- Vitamina D luan rol kyç edhe gjatë të ushqyerit me gji të foshnjes prandaj, nëqoftëse nëna ka defiçenca të kësaj vitamine këshillohet dhënia e suplementeve për të porsalindurin.
Vitamina D mund të përftohet në tre rrugë:
- Ekspozimi në diell: Trupi juaj e krijon vitaminën D përmes ekspozimit në diell gjatë muajve të verës. Në lëkurë rrezet ultraviolet shndërojnë prekusorë të kolisterolit në Vitaminën D3.
- Burimet ushqimore:
Ushqimet me përmbajtje të vitaminës D janë: kërpudhat, harengat, peshku ton, sardelet, salmoni. Produkte si veza, gjalpi, mishi i lopës dhe qumështi, e përmbajnë gjithashtu këtë vitaminë por në sasi më të vogla.
- Suplementet e vitaminës D
Marrja e suplementeve dhe dozimi i tyre bëhet gjithmonë pas këshillimeve me mjekun.