
02 Maj Përse koka e fetusit në javët e para nuk është në proporcion me trupin?
Fetusi në javët e para është i mbledhur kruspull dhe ka një kokë më të madhe në krahasim me trupin.
Kjo ka të bëjë me faktin se në pesë javët e para të jetës, truri dhe koka rriten më shpejt se pjesa tjetër e trupit.
Përveç kësaj edhe pjesa e pasme e kokës zhvillohet më shpejt se pjesa ballore; kjo është arsyeja përse koka rezulton e përkulur nga përpara dhe jep përshtypjen që fëmija është i përkulur përpara.