PËRSE NJË GRUA NUK MUND TË MBETET SHTATZËNË

PËRSE NJË GRUA NUK MUND TË MBETET SHTATZËNË

Ekzistojnë shumë mundësi përse një grua nuk arrin të mbetet shtatzënë.

Si fillim duhet të dini që shtatzënia nuk arrihet menjëherë. 80% e çifteve mbeten shtatzënë 6 muaj pasi kanë filluar përpjekjet për të patur një fëmijë, ndërsa 90% e tyre do të kenë një shtatzëni brënda 12 muajve.

 

Disa prej shkaktarëve mundet të jenë mungesa e ovulacionit (mund të vijë nga faktorë të ndryshëm si psh. nënpesha), rezervë e ulët ovariane apo mosfunksionimi i tiroides.

Një tjetër mundësi është që problematika të qëndrojë tek partneri, 50% e infertilitetit në çift vjen nga ana e mashkullit.

Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në infertilitet janë:

-Mosha

-Bllokimi i tubave të Fallopit

-Endometrioza

-Infertiliteti i pashpjgueshëm, etj.