05 Nën Përzgjedhja e spermës
Cilësia e mirë e spermës dhe e vezëve bëjnë të mundur krijimin e një embrioni të shëndetshëm.
Nevojitet që të bëhet maksimumi për të përzgjedhur nga miliona spermatozoidë, më të mirët për të fertilizuar vezët të cilat janë të pakta në numër.
Teknikat që përdoren për këtë janë disa.
Në video tregohen spermatozoidët më të mirë, të përqëndruar dhe të seleksionuar me anë të teknikës së gradientit.
Pas mbarimit të përzgjedhjes dhe kontrollit në mikroskop, materiali i përpunuar mund të përdoret për të kryer inseminimin (IIU) ose injektimin intro-citoplazmatik (ICSI).