
24 Shk PESHA E FITUAR GJATË SHTATZËNISË
Marrja e peshës në shtatzëni varion. Shtatzënat fitojnë ndërmjet 8-12.5 kg, duke marrë më shumë peshë pas javës së 20-të.
Pjesa më e madhe e peshës vjen nga rritja e bebit ndërsa pjesa tjetër është si rezultat i akumulimit të yndyrës për tu bërë gati për ushqyerjen më gji të fëmijës së sapolindur.
Shtimi i tepërt në peshë çon në probleme shëndetsore për gruan shtatzënë dhe për bebin.
Disa nga këto komplikacione janë:
-Rritja e tensionit
-Preeklampsia
-Diabeti gjestacional
Por periudha e shtatzënisë nuk është periudha e duhur për të mbajtur dieta dobësuese, të cilat mund të ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit dhe lindjen e parakohshme të fëmijës.